|
Mos e shpenzo kohën tënde kot me përkthime të dorës së dytë – shko drejt cilësisë maksimale Garanci me 5 yje: |  | Folës vendas | |  | Cilësi e çertifikuar | |  | Zbatimi i afateve të dorëzimit | |  | Disponueshmëri 10 vjeçare | |  | Integrim proçesesh | Folës vendas Tek KONSUL – Pajnkiher & Partner ne nuk bazohemi thjesht në fjalorë – ne gjithashtu e dimë se vetëm folësit vendas mund të disponojnë thellësinë e nevojshme të ndjesisë për gjuhën dhe kulturën e tyre. Kjo ju siguron që të komunikoni me efektivitet, pa patur rëndësi se në cilin shtet ndodhet klienti ose kontakti juaj i biznesit. | | Mos e shpenzo kohën tënde kot me përkthime të dorës së dytë – shko drejt cilësisë maksimale! | Cilësi e çertifikuar Tek KONSUL - Pajnkiher & Partner cilësi do të thotë verifikim në tre nivele: gjuhë, stil dhe saktësi teknike. Ky kontroll rigoroz cilësie garanton shërbime gjuhësore të cilësisë më të lartë. Zbatimi i afateve të dorëzimit Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një ditë të caktuar ose për një kohë preçize gjatë kësaj dite: KONSUL - Pajnkiher & Partner do të përmbushi një afat preçiz dhe do të dorëzojë në kohë. Ne do ta konfirmojmë këtë me shkrim dhe do ta zbatojmë. Disponueshmëri 10 vjeçare Çdo tekst dhe çdo hyrje që bëjmë në bazën e të dhënave sipas klientëve, ne e ruajmë të disponueshëm për dhjetë vjet. Kjo do të thotë, se ne jemi gjithnjë në gjendje të bëjmë ndryshime dhe të përgatisim versione të freskuara për ju – lehtësisht dhe me një çmim të arsyeshëm. Pse? Kështu ju jeni të sigurtë që të arrini përfitime afat-gjata nga ky shërbim i veçantë! Integrim proçesesh Koncepti i shërbimit Konsul-Quality është përmbushur me integrim teknik në proçesin e vlerës së shtuar. Me mjetet moderne të teknologjisë së informacionit, bazë të dhënash sipas klientëve dhe mjete të publikimit të një fushe të gjerë, ne jemi në gjendje t’ju ofrojmë shërbime të plota gjuhësore në shumë gjuhë të cilat shkojnë shumë më larg se përkthimet e thjeshta. Ju do të maksimizoni efiçencën e projekteve tuaja të përkthimit! |