|
Zgjidhjet e komunikimit për hyrje në tregjet e lokalizuara jashtë vendit!
Për të depërtuar në një treg të huaj, juve ju duhet shumë më tepër sesa broshura të përkthyera mirë. Për këtë arsye, tek KONSUL-Global, ne jo vetëm që flasim gjuhën e shtetit në tregun e të cilit ju doni të hyni, por ne njohim edhe karakteristikat e tij kulturore, zakonet e tij të veçanta sociale dhe nevojat e tij ekonomike. Ne zhvillojmë zgjidhje përfshirëse komunikimi për hyrjet tuaja në tregjet e huaja.
 |
|
Zgjidhjet e komunikimit
për hyrje në tregjet e
lokalizuara jashtë vendit!
|
Me një prezencë gjithnjë në rritje në tregjet ndërkombëtare, nevoja juaj për komunikime në shumë gjuhë rritet vazhdimisht. Dokumentacionet teknike, faqet e internetit, programet kompiuterike, marrëdhëniet publike, marketingu dhe mjete të tjera komunikimi duhet të përshtaten me kushtet lokale.
Konsul-Global ju ndihmon të ndërkombëtarizoni produktet tuaja dhe të fokusoni median tuaj komunikuese në gjuhën dhe karakteristikat kulturore e shoqërore të tregut të synuar.
Kështu për shembull, programi kompiuterik i lokalizuar paraqet korrektësisht karakteret Cirilike ose Aziatike dhe merr parasysh mënyrën specifike të paraqitjes së datës dhe kohës dhe sistemin numerik specific ose monedhën kombëtare të shtetit përkatës.
|